Lidhje

Zonja e Parë: Në Afganistan kanë ndodhur ndryshime dramatike


Zonja e Parë Laura Bush thotë se në Afganistan kanë ndodhur ndryshime dramatike që nga koha e rënies nga pushteti e talebanëve 6 vjet më parë, por ajo shtoi se arsimi mbetet funksioni i vetëm më i rëndësishëm që qeveria afgane mund t’u sigurojë grave dhe fëmijëve.

Zonja Bush tha në një intervistë për shërbimin afgan, se është e rëndësishme që shoqëria afgane të fuqizohet, në mënyrë që njerëzit të ndjehen të lirë t’u bëjnë qëndresë forcave të opozitës dhe të kërkojnë të drejtën që fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë. Zonja Bush, po ashtu foli për rëndësinë e arsimimit, për të cilin ajo tha se i lejon që nënat të kenë njohuri për shëndetësinë.

Vetë Zonja e Parë ishte për vizitë në Afganistan në vitin 2005. Lidhur me Pakistanin, Zonja Bush tha se i vjen keq për vrasjen muajin e kaluar të udhëheqëses së opozitës Benazir Bhuto. Ajo tha se beson që ka shumë mënyra, me të cilat populli pakistanez mund të punojë me Afgansitanin fqinj, ndërsa të dy vendet përparojnë drejt demokracisë.//lk

XS
SM
MD
LG