Lidhje

ANSO: Lufta e talebaneve në Afganistan vetëm sa ka filluar


Një grup joqeveritar i sigurisë thotë se lufta në Afganistan vetëm sa ka filluar dhe se në vitin 2007 militantët talebanë morën në shumë terren.

Zyra e sigurisë në Afganistan e njohur me emrin ANSO publikoi sot një raport ku thotë se 2007-a do të shihet në të ardhmen si viti kur talebanët hynë realisht në luftë. Shtetet e Bashkuara e rrëzuan qeverinë talebane në vitin 2001 por raporti thekson se me kryengritjen e talebanëve është bërë e qartë se largimi i tyre i lehtë ishte më shumë një strategji sesa një humbje ushtarake.

Dhuna nga talebanët u rrit ndjeshëm vitin e kaluar në Afganistan dhe ANSO thotë se në rastin më të mirë për vitin 2008 gjendja do të jetë e njëjtë. Në zhvillime të tjera, zyrtarët thanë sot se trupat afgane dhe ato të Natos vranë ose plagosën më shumë se 20 kryengritës në provincën lindore të Kunarit në kufi me Pakistanin. Zyrtarët thanë se militantët po planifikonin një sulm mbi objektivat ushtarake. //rd//

XS
SM
MD
LG