Lidhje

Përhapja e popullatës së robotëve


Robotët dikur kanë qenë shpikje shkencore me funksione të kufizuar apo krijesa imagjinare që i gjeje në libra fantastiko-shkencorë. Por tani ata gjithnjë e më tepër po bëhen pajisje të zakonshme nëpër zyra, shkolla por edhe nëpër banesa duke ndyshuar jetën e përditshme të njerëzve.

Para pak kohësh në disa ekspozita në Tokio, Los Anxheles dhe qytetete të tjera u paraqit një numër i madh robotësh dhe pajisje robotike të teknologjisë më të avancuar. Disa prej tyre ofrojnë shfrytëzim praktik e disa të tjera janë lodra ndërsa, por ka edhe të tjera janë të pajisura me aftësi të qënieve njerëzore.

Roboti më i ri i prodhuar nga kompania Honda mund të vallëzojë por edhe të vrapojë. Disa nga robotët janë projektuar për t’u përdorur në mësim-dhënie.

Roboti doktor i quajtur BARI po ndihmon mjekun Alex Gandsas dhe të tjerë në spitalin Sinai të Baltimorës në Merilend. Rodney Brooks merret me prodhimin e robotëve në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets. "Në Shtetet e Bashkuara brezi i lindur në përfundim të Luftës së Dytë Botërore po i afrohet të 60-ave. Duhet të prodhojmë robotë që ta ndihmojë këtë brez të qëndrojnë më gjatë në shtëpitë e tyre, pa pasur nevojën e azileve për të moshuar. Këta robotë do të mund të kryejnë disa funksione të përditshme që këta të moshuar mund ta kenë të vështirë t’i kryejnë.”

Cory Kid ka projektuar robotin Autumn për të ndihmuar ata që duan të humbasin peshë. ” Autumn është një trajner për humbje peshe. Ai të tregon se sa shumë je duke ngrënë dhe duke bërë gjimnastikë"

“Ishte shumë komunikues. Duke i dhënë informatat e mia roboti më kthente përgjigje të menjëhershme gjë që më mundësonte të ndjek synimet e mia dhe t’i përshtas ato në bazë të atyre përgjigjeve.” Ekspertë të kësaj industrie thonë se ka një zhvillim të shpejtë në këtë fushë. Për momentin disa robotë kanë mundësi më të mëdha praktike se të tjerë, por zoti Brooks thotë se me zhvillimin e teknologjisë gjithnjë e më tepër do të shohim robotë me aftësi njerëzore. //rd//

XS
SM
MD
LG