Lidhje

Kryeministri britanik Braun në Kinë: Vemendja zhvendoset te mjedisi


Gjatë vizitës që po bën në Kinë, Kryeministri britanik Gordon Brown e zhvendosi vemendjen nga çështjet ekonomike në ato të mjedisit. Kryeministri britanik vizitoi stadiumin olimpik me 92 mijë vende i njohur me emrin çerdhja e zogut për shkak të formës së veçantë.

Zoti Brown vizitoi gjithashtu centralin elektrik me gaz natyror në Tajang Gong, pjesërisht i financuar nga Britania në bazë të marrëveshjes së Kiotos. Më pas ai u nis për në Shangai ku do të vizitojë qytetin Dongtan, i projektuar për krijimin e një komuniteti me standarde të larta të mbrojtjes së mjedisit.

Britania dhe Kina nënshkruan dje një deklaratë sipas të cilës Britania do t'i ofrojë Kinës rreth 100 milionë dollarë për teknologji të pastra në prodhimin e energjisë. //rd//

XS
SM
MD
LG