Lidhje

Pakistan: helikopterë ushtarakë sulmojnë kreun e militantëve


Në Pakistan, banorët e rajonit të tensionuar fisnor të Vaziristanit thonë se helikopterë ushtarakë të qeverisë kanë sulmuar luftëtarët besnikë të kreut militant të akuzuar se ka luajtur rol në vrasjen e Benazir Butos.

Banorët njoftojnë se pas sulmeve të artilerisë kundër pozicioneve të dyshuara militante, helikopterët sulmuan një qytet në rajonin e largët fisnor të Vaziristanit pranë kufirit me Afganistanin. Nuk ka pasur ende njoftime për viktima.

Kjo zonë është bazë e Beitullah Mesudit, udhëheqës i grupeve pakistaneze talebane i cili besohet se ka lidhje me al-Kaidën.

Mehsudi ka marrë përgjegjësinë për organizimin e disa sulmeve vetvrasëse kundër ushtrisë pakistaneze gjatë vitit të kaluar, por ka mohuar akuzat e qeverisë për përfshirje në vrasjen e Benazir Butos. //ii

XS
SM
MD
LG