Lidhje

Maqedoni: Zyrtarë të PDSH-së paraqesin dorëheqjen


Dhjetra funskionarë të Partisë Demokratike Shqiptare kanë paraqitur dorëheqjen para kryetarit të partisë, Menduh Thaçi.

Ministra, deputetë, drejtorë sipërmarrjesh publike nga radhët e PDSH-së e kanë bërë këtë me kërkesë të vetë zotit Menduh Thaçi, megjithëse tash për tash nuk dihen zyrtarisht arësyet, por mendohet se shkaku është mbështetja e ulët e e kësaj partie qeveritare.

Në një sondazh të fundit të realizuar nga Instituti Republikan për çështje ndërkombëtare (IRI), PDSH gëzon vetëm 5 përqind të mbështetjes së zgjedhësve kundrejt 11 përqind të partisë rivale të opozitës Bashkimi Demokratik për Integrim.

Vetë zoti Menduh Thaçi pritet të vendosë se cilat dorëheqje do t’i pranojë e cilat jo. Qeveria e Maqedonisë nuk ka bërë komente për këtë vendim të PDSH-së. //bsa//

XS
SM
MD
LG