Lidhje

Serbia drejt një raundi të dytë zgjedhjesh presidenciale


Serbia po shkon drejt një raundi të dytë zgjedhjesh presidenciale pasi nacionalisti Tomislav Nikoliç fitoi me një përqindje të vogël ndaj kundërshtarit të tij pro-perëndimor Boris Tadiç në raundin e parë që u zhvillua dje.

Sipas komisionit shtetëror të zgjedhjeve dhe vëzhguesve të pavarur në Serbi, zoti Nikoliç ka marrë 40 përqind të votave, ndërsa Presidenti Tadiç 35 përqind. Raundi i dytë i votimeve është caktuar për datën 3 shkurt.

Analistët thonë se pjesëmarrja prej 61 përqind ishte më e larta që nga rënia e Sllobodan Millosheviçit në vitin 2000, dhe i paraprin një beteje edhe më të fortë me një pjesëmarrje që pritet të jetë më e lartë në raundin e dytë të caktuar për datën 3 shkurt.

Si zoti Nikoliç ashtu edhe zotit Tadiç e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, por ndryshe nga presidenti aktual, zoti Nikoliç ka premtuar të marrë masa të rrepta ndaj vendeve që njohin shtetin e Kosovës.

Duke folur sot, presidenti Tadiç tha se votimet e 3 shkurtit janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë ku votuesit do të zgjedhin ose pro Evropës ose kundër saj. po shkon përfundimtare nuk janë shpallur ende.

Analistët Si Megjithëse të dy kandidatët janë në favor të lidhjeve më të ngushta me Bashkimin Evropian, zoti Nikoliç vë kushte më të forta për anëtarësimin eventual.

Ndërkohë, në rrugët e Beogradit opinionet e banorëve ishin nga më të ndryshmet: Një i ri nga kryeqyteti serb thotë: "është shumë e paparashikueshme. Do të jetë proces interesant. Nuk votova në raundin e parë, por do të votoj në balotazh dhe parashikoj që Tadiç do të fitojë."

Ka të tjerë që nuk shohin ndonjë domethënie të madhe tek këto zgjedhje. Një banor tjetër thotë "Nuk pashë ndonjë gjë për t’u habitur. Nuk ka rëndësi kush do të bëhet President i Serbisë, pasi nuk mendoj se një gjë e tillë do të ndikojë tek e ardhmja e Serbisë. Kushdo që të bëhet President do të duhet të veprojë në përputhje me postin."

Pavarësisht nga politikat që mund të ndjekë secili nga kandidatët, një rëndësi të madhe ka edhe simbolika e këtij procesi: në këtë moment historik kur pritet zgjidhja e statusit të Kosovës.

Perëndimi i shikon këto zgjedhje si përcaktuese të kahut politik të Serbisë. Tomislav Nikoliç, ish-aleat i Presidentit të mëparshëm Sllobodan Millosheviç është përpjekur të përdorë krenarinë kombëtare për të siguruar përkrahje. Ai ka kërcënuar se do të marrë masa të ashpra ndaj vendeve që njohin pavarësinë e Kosovës. Ardhja e tij në pushtet mund të minojë aspiratat e Serbisë për integrim euro-atlantik.

Tadiç, nga ana tjetër, është për reforma të stilit perëndimor dhe integrim në Bashkimin Evropian, pas izolimit të gjatë që pasoi luftrat e filluara nga regjimi i Millosheviçit.

"Nuk do të lejoj që mbi Serbinë të bjerë përsëri pesimizmi. Nuk do të lejoj që Vojisllav Shesheli të bëhet kryeministër dhe Tomislav Nikoliç të bëhet President. Nuk do të lejoj që Serbia të kthehet përsëri në vitet ’90."

Perëndimi po ndjek rezultatet e këtyre zgjedhjeve për të parë se ku ndodhet Serbia aktualisht dhe nga i ka hedhur sytë për të ardhmen.

Në Kosovë, ku rreth 100 mijë vetë ishin regjistruar për të votuar, zgjedhjet u zhvilluan vetëm në komunat me shumicë serbe. Për shqiptarët këto zgjedhje janë një zhvillim i brendshëm politik i Serbisë, pa ndikim tek e ardhmja e Kosovës. Një qytetar i Kosovës, Kushtrim Krasniqi, thotë se Kosova ka udhën e saj...

Për shumë shqiptarë, pozita e fortë konkurente që ka marrë Nikoliç në raundin e parë është provë për vazhdimësinë e politikave nacionaliste. Një tjetër qytetar i Kosovës, Labinot Rama, thotë se nuk i besohet që serbët po shkojnë kundër Evropës...

Fjala përfundimtare në këto zgjedhje do të thuhet më 3 shkurt kur të zhvillohet balotazhi ndërmjet dy rivalëve kryesorë. //bsa//

XS
SM
MD
LG