Lidhje

Prokurorët e Hagës: Haradinaj është përgjegjës për krime lufte


Prokurorët e Gjykatës së Hagës thanë se ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është përgjegjës për krime lufte kundër civilëve serbë në Kosovë në fund të viteve 90.

Prokurori David Re tha dje në deklaratën e tij të mbylljes se Ramush Haradinaj kishte aq shumë pushtet si udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, saqë asnjë krim nuk mund të ndodhte pa miratimin e tij.

Një listë prej 37 akuzash e ngarkon zotin Haradinaj me pjesmarrje në vrasje, përndjekje, përdhunim dhe deportim të serbëve në zonat e Kosovës të kontrolluara prej tij në vitin 1998. Prokurorët po kërkojnë dënime me 25 vjet burgim për zotin Haradinaj dhe dy ndihmës të tij të afërt, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Avokati i zotit Haradinaj, Ben Emmerson tha se prokurorët dështuan në përpjekjet për ta lidhur klientin e tij me krime lufte.

Gjykatësit e Hagës do të hartojnë vendimin e tyre pasi të kenë dëgjuar të gjitha argumentet përmbyllëse këtë javë.

Zoti Haradinaj është politikani më i lartë i Kosovës që gjykohet në Hagë.

Ai dha dorëheqjen si kryeministër i Kosovës në vitin 2005 pasi gjykata e Kombeve të Bashkuara ngriti akuza kundër tij. //ii

XS
SM
MD
LG