Lidhje

Italia përballë krizës politike pas dobësimit të koalicionit në fuqi


Italia përballet me një krizë të re politike pas tërheqjes së një aleati të kryeministrit Romano Prodi nga koalicioni i tij.

Kreu i partisë së vogël katolike, UDEUR, Klemente Mastela, tha dje se grupi i tij nuk do ta mbështesë më qeverinë e qendrës së majtë.

Me tërheqjen e Mastelës, qeveria humbet shumicën e dobët që kishte në Senat.

Kryeministri Prodi pritet të flasë para deputetëve sot në mëngjes. Njoftimet e medias italiane thonë se ka mundësi që ai të kërkojë votëbesimin në parlament.

Qeveria e zotit Prodi ka patur një bazë të paqendrueshme qysh me ardhjen e tij në pushtet në vitin 2006, pasi mposhti me rezultat të ngushtë ish kryeministrin konservator Silvio Berlusconi.

Nëse zoti Prodi detyrohet të japë dorëheqjen, Presidenti Xhorxho Napolitano mund të shpërndajë parlamentin dhe të kërkojë zgjedhje të parakohëshme.


Zoti Mastela dha dorëheqjen javën e kaluar si ministër i drejtësisë kur ndaj tij filluan hetimet për korrupsion.//ii

XS
SM
MD
LG