Lidhje

Vazhdon rënia e bursave në botë nga frika e një krize financiare


Çmimet e aksioneve në Azi dhe Australi ranë sot ndjeshëm, pas humbjeve të mëdha që pësuan dje bursat kudo në botë për shkak të frikës së një recesioni në ekonominë amerikane.

Të gjitha indekset e çmimeve në bursat aziatike u hapën me humbje, nga 4 deri në 6 përqind.

Dje, çmimet e aksioneve të bursës ranë 3 deri në 6 përqind në tregjet kryesore europiane, aziatike dhe latinoamerikane. Për disa bursa kjo ishte rënia më e madhe pas shumë vitesh.

Miliarderi dhe investitori amerikan Xhorxh Soros paralajmëroi dje se bota po përballet me krizën më të rëndë financiare që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Khan, e quajti gjendjen serioze dhe tha se të gjitha vendet e zhvilluara po vuajnë si pasojë e ngadalësimit të ekonomisë amerikane. //ii

XS
SM
MD
LG