Lidhje

Kandidatët Klinton dhe Obama përplasen gjatë një debati televiziv


Në Shtetet e Bashkuara, kandidatët kryesorë të Partisë Demokrate për president, Hillari Klinton dhe Barak Obama patën mbrëmë disa përplasje gjatë një debati televiziv, duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e njëri-tjetrit.

Në një rast, zonja Klinton akuzoi zotin Obama se kur ai ishte avokat, ka përfaqësuar në gjyq një gangster famëkeq në lagjet e varfëra të Çikagos. Kandidati Obama u kundërpërgjigj duke thënë se zonja Klinton ka qenë avokate korporatash, anëtare e bordit të kompanisë Uollmart, e njohur për qendrimet kundër sindikatave.

Kandidati tjetër, ish senatori Xhon Eduards shtroi pyetjen nëse grindjet mes kandidatëve kryesorë mund të përmirësojnë jetesën e qytetarëve të thjeshtë. Ai tha se fushata duhet të përqendrohet te çështja se çfarë synojnë të bëjnë kandidatët për vendin.

Debati u zhvillua në Mërtëll Biç të Karolinës së Jugut, shtet ku të shtunën demokratët do të zhvillojnë një raund tjetër zgjedhjesh paraprake.//ii

XS
SM
MD
LG