Lidhje

Gruevski premton përpjekje për një marrëveshje me Greqinë


Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, tha se do të shtojë përpjekjet për një zgjidhje mbi mosmarrëveshjen e vjetër me Greqinë lidhur me emrin e vendit të tij.

Zoti Gruevski e bëri këtë premtim sot pas bisedimeve në selinë e NATO-S në Bruksel. Kryeministri u tha gazetarëve se mosmarrëveshja për emrin është pengesa kryesore në përpjekjet e Maqedonisë për tu anëtarësuar në Nato dhe në Bashkimin Evropian.

Maqedonia e mori emrin kur shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në vitin 1991. Ajo ndan të njëjtin emër me një provincë të Greqisë veriore. Athina ka kërcënuar të bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian në se mosmarrëveshja nuk zgjidhet sipas kushteve të saj. //rd//

XS
SM
MD
LG