Lidhje

Rusia shprehet përsëri kundër pavarësisë së Kosovës


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, është shprehur përsëri kundër pavarësisë së Kosovës nga Serbia, duke paralajmëruar se ajo do të shërbente si shembull për lëvizjet separatiste në vende të tjera të botës.

Rusia mbështet qendrimin e Serbisë për të ruajtur sovranitetin mbi Kosovën. Zoti Lavrov u tha sot gazetarëve në Moskë se pavarësia e Kosovës mund të nxisë ndjenjat separatiste në më shumë se 200 rajone të tjera të botës, duke përfshirë edhe rajonet pro-ruse në Gjeorgjinë dhe Moldavinë fqinje.

Pritet që shqiptarët e Kosovës ta shpallin pavarësinë brenda disa javësh, pas një vit bisedimesh të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët mes përfaqësuesve shqiptarë dhe serbë, që u mbyllën pa arritur ndonjë kompromis.

Dje, një grup ligjvënësish me influencë nga e gjithë Evropa bënë thirrje që bisedimet të vazhdojnë, deri sa të arrihet një zgjidhje e pranueshme nga të dy palët.

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës tha se një zgjidhje me kompromis do të garantonte paqen dhe stabilitetin afat-gjatë në Evropë. //iç//

XS
SM
MD
LG