Lidhje

5 milionë dollarë për informatorin e Zakarias Musauit


Qeveria amerikane shpërbleu me 5 milionë dollarë një burrë, shqetësimet e të cilit çuan në arrestimin e komplotuesit të Al Kaidës Zakarias Mussaoui para sulmeve terroriste të 11 shtatorit të 2001-it.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk e identifikoi informatorin, por sipas mediave ai është 69 vjeçari Klarence Prevost, ish-pilot avionësh dhe instruktor fluturimi nga shteti i Minesotës. Prevost pati dyshime, pasi Mussaui shprehu interesim për të mësuar të ngiste avionë reaktivë në shkollën e tij aviacionit, edhe pse nuk kishte patur eksperiencë për të ngarë avionë më të vegjël.

Prevost u përpoq t’i njoftonte autoritetet lidhur me Moussauin dhe më pas u bë një nga dëshmitarët kryesorë në gjyqin ndaj tij. Departamenti i Shtetit i dha shpërblimin prej 5 milionë dollarësh Prevostit dje, në kuadrin e programit “Rewards për Justice”, “Shpërblime për drejtësi” që mbledh informata rreth terroristëve dhe aktiviteteve të tyre.//lk

XS
SM
MD
LG