Lidhje

Gjyqtarët shqiptarë kërkojnë më shumë zë në reformën e drejtësisë


Gjyqtarët shqiptarë kërkojnë të kenë një rol kryesor në reformimin e sistemit të drejtësisë.

Gjatë një takimi me Këshillin e Lartë të Drejtësisë në qytetin e Durrësit, gjykatësit pohuan se pavarësia e pushtetit gjyqësor mund të shtohet me shtimin e vetëqeverisjes së tyre, qoftë nga pikëpamja kushtetuese ashtu edhe financiare.

Pjesëmarrësit kërkuan që përfaqësuesit e drejtësisë të dëgjohen nga parlamenti si një grup kryesor i interesuar për këto reforma. Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu, tha se pushteti gjyqësor duhet të përpiqet për ta arritur vetë pavarësinë nga pushtetet e tjera. “Ne jemi të gatshëm të bëhemi partneë dhe të ofrojmë ekspertizë juridike për cdo factor, subject dhe grupim parlamentar që mbështet pavarësinë e pushtetit gjyqësor” - tha ai. Zoti Spahiu tha se sistemi gjyqësor shqiptar ka nevojë të vetqeveriset edhe nga ana financiare.

Sipas tij, Shqipëria është vendi i vetëm në rajon dhe në Europë ku buxhetin e gjykatave nuk e administrojnë stukturat e drejtësisë, dhe ku buxheti i tij vjetor është më pak se 0,5 për qind e buxhetit shtetëror. “Sfida e sotme është lëvizja për vetqeverisje; një lëvija shumë e vështirë. Jemi vend në kontinent ku qeverisja e gjyqëesorit nuk menaxhon buxhetin e vet sado të vogël, dhe ky buxhet administrohet nga një ent, nga një strukturë artificiale larg standartëve ndërkombëtare dhe larg frymës së Kushtetutës” - tha ai.

Reforma gjyqësore dhe ajo zgjedhore janë ndër kërkesat kryesore të qytetarëve shqiptarë dhe institucioneve ndërkombëtare. Sondazhet e fundit tregojnë se opinioni publik ende percepton një korrupsion të gjerë në sistemin e drejtësisë, ku në cdo nivel kërkohen pa ndrojtje rryshfete të majme. //rd//

XS
SM
MD
LG