Lidhje

Francë: Arrestohet bankieri për humbjen e 7 miliard dollarëve


Policia franceze arrestoi një bankier të ri i cili akuzohet për humbjen e më shumë se 7 miliard dollarëve në bankën e dytë më të madhe të Francës, Societe Generale.

Zyrtarët e gjykatave thonë se autoritetet kanë ndaluar të riun Jerome Kerviel për ta marrë në pyetje në zyrat e policisë financiare të Parisit. 31-vjeçari Kerviel nuk është parë në publik që nga e enjtja kur Societe Generale bëri të ditur humbjen e shumës rekord në transaksionet e shkëmbimeve të bursës.

Hetuesit kontrolluan sot shtëpinë e zotit Kerviel në periferi të Parisit. Societe Generale thotë se zoti Kerviel ka pranuar se është përpjekur të mbulojë humbjen në aktivitetin e tij të shkëmbimeve duke sajuar transaksione të tjera që në fakt nuk i kishte bërë.

Kjo humbje pothuajse fshiu plotësisht fitimin e bankës për vitin 2007 dhe është quajtur si një nga mashtrimet më të mëdha financiare në histori. //bsa//

XS
SM
MD
LG