Lidhje

Babaxhan: Turqia do ta pasuronte kulturën e BE


Ministri i jashtëm i Turqisë Ali Babaxhan i tërhoqi vërejtjen Bashkimit Evropian se po bëhet një klub i vendeve të krishtera ndërkohë që vendi i tij përpiqet për anëtarsim në këtë organizatë.

Zoti Babaxhan u tha sot gazetarëve në Davos të Zvicrës se, nëse bëhet anëtare e BE-së, Turqia do ta pasuronte kulturën e këtij blloku. Ai tha se përfshirja e një vendi mysliman si Turqia do ta bënte Bashkimin Evropian një zë me të vërtetë global. Zoti Babaxhan i bëri këto komente gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ku ndër të tjera theksoi vendosmërinë e Turqisë për vazhdimin e reformave ekonomike, politike dhe sociale.

Turqia është kandidate zyrtare për anëtarsim në Bashkimin Evropian por anëtarsimi i saj ka hasur në kundërshtime sidomos nga Franca. Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka thënë vazhdimisht se Turqisë i duhet dhënë një partneritet i privilegjuar por jo anëtarësim i plotë. //IB

XS
SM
MD
LG