Lidhje

Guvernatori italian jep dorëheqje pas denimit me burg


Guvernatori i Siçilisë dha dorëheqjen një javë pasi një gjykatë italiane e dënoi atë me 5 vjet burg për lidhje me mafian.

Salvatore Cuffaro e bëri publike dorëheqjen e tij sot në kryeqytetin e ishullit, Palermo, duke thënë se vendimi i tij për t’u larguar nga posti është i parevokueshëm. Ai tha se preferon të përulet dhe të largohet për shkak të respektit ndaj siçilianëve.

Zoti Cuffaro kishte thënë më parë se do ta mbante psotin ndërkohë që apeloi dënimin e 18 janarit për ndihmën e dhënë ndaj njerëzve të lidhur me mafian dhe për nxjerrjen e informacioneve sekrete rreth hetimeve të policisë kundër mafias. Cuffaro i ka mohuar të gjitha akuzat.

Një gjykatë e Palermos e shpalli Salvatore Cuffaron të pafajshëm për lidhje të drejtpërdrejta me mafian, por arriti në përfundimin se ai kishte vepruar në favor të disa personave të dënuar për krime mafioze.

Dënimi me burg i zotit Cuffaro hyn në fuqi vetëm pas vendimit për fundimtar për apelimin.//IB

XS
SM
MD
LG