Lidhje

Mashtrimi financiar në bankën franceze


Banka franceze Societe Generale thotë se aksioneri i dyshuar për një nga mashtrimet më të mëdha në botë kishte hyrë në treg me 73 miliard dollarë në kohën kur mashtrimi u zbulua javën e kaluar.

Në një deklaratë të dhënë sot, banka tha se javën e kaluar u morën masa për të likuiduar borxhet duke kufizuar kështu humbjet në 7,2 miliardë dollarë. Deklarata thotë se 31-vjeçari Jerome Kerveil kishte vjedhur kodet e kompjuterave nga punonjës të tjerë të bankës dhe pastaj kishte falsifikuar dokumenta për të mbuluar gjurmët. Zyrtarët thonë se i dyshuari kishte përdorur kontrata falso për të vënë baste të mëdha në lëvizjen e treguesve të aksioneve evropiane.

Banka Societe General ka thënë se Kerveil i kishte shpikur transaksionet për të mbuluar humbjet në rritje me shpresën se do ta zhdukte deficitin me anë të transaksioneve të mëvonshme. Policia tha se i dyshuari u dorëzua vullnetarisht dje dhe ka bashkëpunuar gjatë hetimeve. //rd//

XS
SM
MD
LG