Lidhje

Vdes ish presidenti i Indonezisë, Suharto


Vdiq në moshën 86 vjeçare ish presidenti i Indonezisë Suharto, njëri ndër njerëzit që ka shërbyer më gjatë në këtë post në Azinë Juglindore.

Zoti Suharto ishte në spital që nga fillimi i janarit. Autoritetet në Xhakartë thanë se Suharto-ja vdiq sot pasdite pasi kishte kaluar në koma. Suharto-ja vlerësohet për bashkimin e Indonezisë dhe nxjerrjen e vendit nga varfëria duke e bërë atë një nga ekonomitë më dinamike në rajon.

Por shumë kritikë do ta kujtojnë atë si një diktator brutal, forcat e të cilit vranë qindra mijëra kundërshtarë politikë gjatë sundimit 32 vjeçar. Zoti Suharto dha dorëheqjen në vitin 1998 pas protestave masive për korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Qeveria shpalli shtatë ditë zie për ish presidentin i cili do të varroset nesër. //rd//

XS
SM
MD
LG