Lidhje

BE e gatshme për liberalizimin e shkëmbimeve tregtare me Ukrainën


Zyrtarë të Bashkimit Evropian theksuan përsëri gatishmërinë për bisedime me Ukrainën për një marrëveshje të gjerë për tregti të lirë.

Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barrozo tha se fillimi i bisedimeve është thjesht një çështje javësh, por varet nga nënshkrimi i marrëveshjes për përfshirje në Organizatën Botërore të Tregtisë. Ai i bëri komentet pas bisedimeve në Bruksel me kryeministren ukrainase Julia Timoshenko.

Në fillim të muajit, Ukraina dhe BE-ja arritën një marrëveshje që i hapte rrugën përfshirjes së vendit në Organizatën Botërore të Tregtisë në muajin shkurt. Zoti Barrozo i bëri gjithashtu thirrje zonjës Timoshenko të vazhdojë reformat ekonomike dhe politike për të cilat Ukraina ka shprehur më parë miratim, si për shembull ulja e tarifave doganore në disa lëndë të para.

Zonja Timoshenko tha se Ukraina synon të jetë “një partnere e mirë” dhe nuk do ta shfrytëzojë antarësimin në Organizatën Botërore të Tregtisë për t’i bërë presion Rusisë, me të cilën ka lidhje të tendosura ekonomike. //ad//

XS
SM
MD
LG