Lidhje

Rusia paralajmëron BE-në ndaj dërgimit të një misioni në Kosovë


Rusia paralajmëroi Bashkimin Evropian të mos përgatisë plane për dërgimin e një misioni policor në Kosovë, duke thënë se një hap i tillë do të kërkonte së pari miratimin e Kombeve të Bashkuara.

Në një deklaratë të publikuar sot, Ministria e Jashtme ruse tha se çdo veprim i njëanshëm për të dërguar paqeruajtës në Kosovë do të përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë miratuar plane për dërgimin e një misioni policor dhe administrativ në Kosovë, pasi, siç pritet, udhëheqësit e saj të shpallin pavarësinë nga Serbia, brenda disa javësh.

Serbia dhe aleatja e saj tradicionale Rusia e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, ndërsa vende kryesore evropiane dhe Shtetet e Bashkuara e përkrahin atë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon nuk pranoi të thoshte javën e kaluar nëse i mbështet apo jo planet e BE-së për dislokim, ose nëse një rezolutë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit shërben si baza ligjore e nevojshme për këtë mision. //bsa//

XS
SM
MD
LG