Lidhje

Kompania Lego - 50 vjet


Kompania daneze e prodhimit të lodrave, Lego feston këtë vit 50-vjetorin e krijimit. Fillimisht pronarët e saj të parë, e regjistruan biznesin e tyre familjar në vitin 1932. Që nga ajo kohë dhe më tepër, pas fuqizimit të saj si kompani, Lego ka nxitur imagjinatën e fëmijëve në mbarë botën.

Sot, kompania prodhon lloje të ndryshme lodrash ndërtimi, që nga më të sofistikuarat, si anije hapësire, apo ferma në miniaturë, e deri tek më të thjeshtat, si blloqet plastike, me të cilat fëmijët ndërtojnë objekte të ndryshme me fantazinë e tyre, duke filluar që në vitet e para të jetës së tyre. Por Legot kanë edhe admirues të rritur.

Në Britaninë e Madhe, një çift i ka kushtuar një dhomë të shtëpisë lojës së tyre të preferuar, duke thënë se formimi i tyre nuk është aq i ndërlikuar, mjafton të ndjekësh instruksionet. Legot për ta janë një hobi, që është bërë edhe shkas për njohjen e tyre, në një panair legosh, 4 vjet më parë. Legot thonë ata, shpeshherë krijohen me temën e filmave të Hollivudit. OC Ata thonë, madje, se ndryshe nga disa pasione të tjera të njerëzve, Legot janë një hobi e parrezikshme.//rd//

XS
SM
MD
LG