Lidhje

Tre ish-zyrtarë amerikanë kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës


Tre ish-zyrtarë të lartë amerikanë thonë se administrata e Presidentit Bush duhet të rishikojë mbështetjen e saj për pavarësinë e Kosovës.

Ish-ambasadori amerikan në OKB, Xhon Bolton, ish-Sekretari i Shtetit Lorens Igëlbërger and ish-Ndihmës- Sekretari i Mbrojtjes Piter Rodman, thanë se të lejosh Kosovën të shpallë pavarësinë, nuk është në interes të Shteteve të Bashkuara.

Tre ish-zyrtarët i shprehën pikëpamjet e tyre në një koment të botuar në numrin e sotëm të gazetës "The Washington Times". Ata venë në dukje se mbështetja amerikane do të përbënte një precedent të rrezikshëm dhe do të ishte një sfidë e hapur ndaj Rusisë, e cila së bashku me qeverinë serbe, janë kundër pavarësisë së Kosovës.

Tre ish-zyrtarët thonë se një hap i tillë do të shkaktonte një përçarje të panevojshme ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ata shprehen gjithashtu, se Kosova do të ishte një shtet jofunksional, si rezultat i korrupsionit dhe krimeve në masë, si dhe i një ekonomie të dobët.//lk

XS
SM
MD
LG