Lidhje

Takim Berisha-Solana në Bruksel mbi Shqipërinë dhe Kosovën


Kryeministri Sali Berisha u takua sot në Bruksel me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, ku u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, si dhe rreth çështjes së Kosovës.

Zoti Solana ka theksuar se “është shumë e rëndësishme që në këtë moment Shqipëria të vazhdojë rolin e saj konstruktiv".

Nga ana e tij, kryeministri Berisha u shpreh se "Serbia nuk duhet të manipuloje serbët në Kosovë, por t'i lejojë ata të jetojnë në paqe me shqiptarët, ndërkohë që ka shpjeguar se qeveria shqiptare ka gati një plan masash për të ndihmuar Kosovën në rast të një bllokade të mundshme të Serbisë së reagim ndaj shpalljes së pavarësisë”.

Zoti Berisha ka bërë një pasqyrë të zhvillimeve ekonomike dhe politike në Shqipëri, duke rikonfirmuar angazhimin e vendit për të plotësuar kerkesat që rrjedhin nga procesi i integrimit në BE, si dhe duke vënë në pah klimën e re politikë të krijuar në Shqipëri në mbështetje të reformave të rëndësishme për vendin.

Nga ana e tij, zoti Solana ka nënvizuar se vullneti për një dialog politik, konstruktiv dhe bashkëpunues është i rëndësishëm për thellimin e progresit të brendshëm në vend , përmes rezultateve konkrete.//lk

XS
SM
MD
LG