Lidhje

Mikrosofti kërkon të blejë Yahoo-n


Gjigandi amerikan i programeve kompiuterike Microsoft thotë se ka bërë një ofertë për të blerë kompaninë e kërkimeve në internet Yahoo për 44 presje 6 miliardë dollarë.

Microsofti, me qendër në shtetin Washington, e njoftoi ofertën sot, duke shpjeguar se marrëveshja përfshin si para ashtu edhe stoqe. Microsofti thotë se do të ofrojë 31 dollarë për aksionet e Yahoo-së, një çmim 65 për qind më i lartë se vlera e aksioneve në bursën e djeshme. Oferta bëhet një ditë pasi ish-shefi ekzekutiv i Yahoo-së Terry Semel dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të bordit drejtues të kompanisë.

Zoti Semel dha dorëheqjen nga posti i shefit ekzekutiv qershorin e kaluar, pasi kompania me seli në Kaliforni filloi të humbte kontrollin e tregut nën konkurencën e kompanisë Google. Yahoo njoftoi në fillim të javës se do të shkurtonte 1 mijë vende pune në përpjekje për të ulur koston. //rd//

XS
SM
MD
LG