Lidhje

Turqi: Bëhen përpjekje për ndryshimin e kushtetutës


Në Turqi, Partia në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim, me Prirje islamike ka siguruar mbështetjen e një partie opozitare për të mundësuar një ndryshim në kushtetutë për ndalimin e përdorimit të shamisë së kokës në universitete. Nryshimi tani është dërguar në Parlament. Ky veprim duket se do të zemërojë laikët në vend dhe do të mundësojë shfaqjen më të hapur të prirjeve fetare në shoqëri. Ndërkohë, ndryshimi mbi ndalimin e përdorimit të shamive të kokës është duke polarizuar shoqërinë turke.

Gra të veshura sipas kodit islamik, protestuan javën e kaluar para Universitetit të Stambollit. Për më shumë se një dekadë, dhjetëra e mijëra gra nuk janë lejuar të studiojnë në universitete sepse ato vinin shamitë e kokës ashtu siç kërkohej nga besimi i tyre fetar. Duke iu drejtuar parlamentarëve të tij, Kryeministri Rexhep Tajip Redogan tha se këtyre ditëve po u vjen fundi.

"Çdokush duhet të dijë, thotë ai, se qëllimi ynë i vetëm është të ndalim viktimizimin e vajzave, të cilave universitetet u kanë mbyllur dyert".

Zoti Erdohan, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e të cilit u rizgjodh në korrik me një epërsi të madhe votash, e ka bërë heqjen e ndalimit të shamive një prioritet, sepse një pjesë e madhe e elektoratit të saj janë myslimanë që praktikojnë kodet fetare, të cilët mendojnë se shteti i ka diskrimunuar për një kohë të gjatë. Megjithëse ka mbajtur pushtetin për më shumë se 5 vjet, deri tani Kryeministri nuk ka anuar nga reformimi i politikave të tilla, siç duket pasi ka ngruruar të konfrontojë institucionet laike të vendit, duke përfshirë ushtrinë, e cila ka detyruar largimin e katër qeverive që nga viti 1960.

Në galerinë qendrore të sallës ku kryeministri njoftoi amendamentun, dhjetëra gra që mbanin shami koke shpërthyen në duartrokitje.

Anëtarja e Parlamentit nga partia më e madhe opozitare, Partia Republikane e Popullit, Profesorja Nur Serter tha se vënia e shamive të kokës nuk është vetëm një liri personale . Ajo flet mbi përvojën e Iranit.

"Shamitë e kokës janë përdorur gjithmonë si simbol i lëvizjeve politike islamike. Për shembull, shamitë e kokës kanë qenë simbol i Revolucionit Islamik në Iran, prandaj kjo temë është shumë delikate për Turqinë”.

Mustafa Kemal Ataturku themeloi Turqinë moderne në viti 1913, duke ndaluar veshjet fetare në publik dhe sanksionimin e vlerave laike të vendit në kushtetutë.

Gjatë viteve të fundit, më shumë femra turke kanë mbuluar kokën dhe shamitë e kokës janë bërë një burim polemikash.

Ndërkohë që muslimanët përbëjnë shumicën në Turqi, ky vend ka mospajtime të thella lidhur me rolin e besimit në shoqëri. Shumë mbështetës për shtetin laik ende i shohin me dyshim rrënjët islamike të partisë AK, dhe shqetësohen se ajo po shkatërron gradualisht themelet laike të vendit. Kjo akuzë hidhet poshtë nga Kryeministri.

Vitin e kaluar u zhvilluan protesta masive kundër kandidatit të atëhershëm për president të partisë AK, Abdullah Gull, sepse gruaja e tij mban shami koke. Ushtria, e cila e sheh veten si mbrojtëse të shtetit laik, ndërhyri me një deklaratë ku thuhej se ajo është tërësisht në mbrojtje të laizmit dhe ka të drejtën të veprojë.

Kriza u zgjidh me zgjedhje të parakohshme, ku partia e kryeministrit fitoi, duke siguruar afërsisht 2/3 e shumicës në Parlament, i cili më pas zgjodhi zoti Gull.

Por analisti politik Murat Jetkin thotë se heqja e ndalimit të shamive të kokës mund të shkaktojë një krizë tjetër.

"Do të ketë një tension të madh në të gjitha sektorët e shoqërisë. Nuk mendoj se reagimi do të mbetet vetëm me demonstrata popullore. Do të ketë një tension të madh në shumë fusha, si midis drejtësisë dhe qeverisë. Brenda Parlamentit do të ketë tension. Ushtria po ruan qetësinë tani për tani”.

Deri në vitet 1990, kur ndalimi i shamive të kokës zbatohej me rreptësi, tema e veshjeve fetare ishte shkak që shumë universitete të Turqisë të bëheshin dëshmitarë të përplasjeve të dhunshme midis laikëve dhe studentëve besimtarë. Universiteti i Stambollit përjetoi disa nga aktet më të dhunshme. Megjithëse shumë studentë tani e mirëpresin amendamentin e ri, ekziston shqetësimi për të ardhmen.

"Në universitete mendoj se duhet të ketë liri. Në qoftë se dikush dëshiron të vërë shami koke, është problemi i saj. Por në qoftë se ajo do që edhe unë të vë shami koke, në qoftë se ajo përpiqet të më detyrojë mua, kjo do të ishte e rrezikshme”.

Në përpjekje për të parandaluar një shkallëzim të tepruar të tensioneve, zoti Erdogan ka tërhequr kërkesën e partisë për heqjen e ndalimit të shamive të kokës në shkolla dhe institucione shtetërore, duke përfshirë dhe drejtësinë. Gjithashtu, ndalimi për të përdorur ferexhenë ende qëndron në fuqi.

Është e paqartë nëse këto lëshime do të jenë të mjaftueshme për të qetësuar laikët, por kryeministri duket i shqetësuar se ndodhet në një situatë të tendosur politike mbi një prej temave më delikate të Turqisë. (ze)

XS
SM
MD
LG