Lidhje

Përplasje mes ektremistëve në Greqi - 3 të plagosur


Tre persona u plagosën sot në Greqi gjatë përleshjeve mes ekstremistëve të majtë dhe neo-nazistëve të së djathtës ekstreme.

Policia përdori gazin lotsjellës dhe mbylli rrugët në qendër të Athinës për të ndarë grupet. Të paktën 400 anarkistë protestuan në një miting të organizuar nga një grup neo-nazist.

Demonstruesit u panë gjithashtu të hidhnin gurë dhe bomba benzine mbi policinë. Policia arrestoi disa demonstrues por nuk tha se sa persona janë nën pranga. //rd//

XS
SM
MD
LG