Lidhje

Ringo Star me një album të ri


Ish-bateristi dhe pjestari i grupit të famshëm Beatles, Ringo Star, ka hedhur në treg albumin e tij më të ri me titull “Liverpool 8”. Dhe pikërisht në qytetin e lindjes së tij, Liverpool, ai ka bërë dhe paraqitjen e parë me këngët e këtij albumi. Periudha e artë e viteve 60, përshkon këngët e albumit më të fundit të artistit 67 vjeçar.

Rikthehet sërish Ringo Starr, me albumin “Liverpool 8”. Ish pjestari i grupit të famshëm “The Beatles”, ka hedhur në treg albumin e tij të 14, të regjistruara në studio, i cili pason albumin e vitit 2005, me titull ”Choose Love”.

Në këtë album, Starr ka bashkëpunuar me Dave Stewart të grupit Eurythmics. Bashkëpunimi i tyre, erdhi, mbasi producenti i parë i Ringo Starrit, Mark Hudson u tërhoq, si pasojë e mendimeve të ndryshme përsa i përketë krijimtarisë muzikore të këtij albumi. Stewart gjithashtu ka bashkëpunuar për tekstet e disa këngëve në album, por shumica e këngëve u shkrua nga Ringo Star dhe grupi Roundheads, me të cilëta ai ka bashkëpunuar dhe më parë. “Dy këngë të këtij albumi, “Liverpool 8” dhe “Gone are the days”, u shkruan nga ky grup vëllezërish, me të cilët kam punuar në 5 albumet e fundit”. Në 11 janar, Ringo Starr interpretoi përpara 25 mijë adhuruesve të muzikës së tij në sallën St. George në Liverpool duke ngritur kështu siparin e organizmit që e quajti Liverpoolin Kryeqytetin e Kulturës Botërore për këtë vit. Përveçse luajti në bateri, ai interpretoi së bashku me Dave Stewart një këngë nga albumi i tij më i fundit.

Albumi është ndikuar së tepërmi nga periudha kur ai ishte një prej katër djemëve magjepsës së grupit më të famshëm të botës. Titulli i albumit është marrë nga kënga me të njëjtin titull ”Liverpool 8”, e cila pasqyron periudhën kur Ringo u nis nga qyteti i lindjes së bashku me shokët e tij të grupit “Beatles”. Vetë Ringo Starr thotë për këngën ”Leverpool 8” se ia dedikuar qytetit të lindjes, pasi ai me Beatles ka shkuar kudo nëpër botë por kurrë nuk e ka harruar qytetin që i nxorri yjet e famshëm të muzikës britanike.

I hedhur në treg që prej datës 15 janar, albumi i fundit i Ringo Starr është parë me pak skepticizëm nga kritika. Nostalgjia për periudhën kur katër djemtë u nisën drejt Londrës, për të pushtuar më tej botën, është ajo që përshkon këngët e albumit të fundit, dhe nga disa kritikë kjo nuk shihet si risi. //rd//

XS
SM
MD
LG