Lidhje

Irak: Miratohet një ligj i debatueshëm


Organizmi më i lartë ekzekutiv në qeverinë e Irakut, këshilli presidencial, miratoi një ligj të debatueshëm që lejon disa ish anëtarë të partisë Bath të Saddam Husseinit të kthehen në shërbimet qeveritare.

Përfaqësuesit kurdë dhe shiitë të këshillit presidencial me tre anëtarë e publikuan ligjin sot megjithë kundërshtimin e përfaqësuesit suni. Politikanët suni thanë se ligji përmban dispozita që do të përjashtonin shumë nga punonjësit e tanishëm të qeverisë.

Ligji është një nga 18 standardet që synojnë të arrijnë ribashkimin mes komuniteteve kurde, shiite dhe suni. Ndërkohë ushtria ameriakne tha se sot në Bakuba u gjetën trupat e katër anëtarëve të milicisë irakiane që punojnë me forcat amerikane. Ushtria tha gjithashtu se forcat e koalcionit vranë tre të dyshuar si terroristë dhe arrestuan 36 të tjerë në dy ditët e fundit të operacioneve në veri dhe në qendër të Irakut. //rd//

XS
SM
MD
LG