Lidhje

Serbi: Presidenti pro-perëndimor Tadiç fiton ndaj rivalit ultra-nacionalist Nikoliç


Presidenti pro-perëndimor i Serbisë Boris Tadic fitoi ndaj rivalit të tij ultra-nacionalist Tomislav Nikolic në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Zyrtarët serbë të zgjedhjeve thanë dje vonë se zoti Tadic fitoi rreth 51 për qind të votave, krahasuar me 48 për qind për zotin Nikolic. Ata thanë se ishin numëruar më shumë se 80 për qind të votave.

Zoti Tadic u tha përkrahësve të tij të entuziazmuar në Beogradin qendror se Serbia i tregoi botës se është një demokraci evropiane. Ai uroi dje gjithashtu zotin Nikolic për numrin e votave që ai kishte votuar.

Kandidati pro-rus i Partisë Radikale Serbe e pranoi humbjen, duke u zotuar se do udhëhiqte një opozitë të fortë.

Zoti Tadic ka punuar për të forcuar lidhjet mes Beogradit dhe Bashkimit Evropian. Ai ka premtuar që të sigurojë kandidaturën e Serbisë për anëtarësim gjatë mandatit të tij të ri pesëvjeçar. //kk//

XS
SM
MD
LG