Lidhje

Zgjidhet përplasja për regjimin e vizave mes Tiranës dhe Shkupit


Shqipëria dhe Maqedonia i japin fund përplasjeve për cështjen e vizave. Autoritetet e të dy vendeve arritën në një marrëveshje për liberalizimin e plotë të vizave pas bisedimeve dypalëshe të zhvilluara dje dhe sot në Shkup.

Marrëveshja e re parashikon të sigurojë një regjim të lirë pa viza dhe taksë hyrëse ndërmjet dy vendeve. Sipas tekstit të përbashkët shtetasit e të dy vendeve do të mund të udhëtojnë dhe qëndrojnë lirisht në vendin tjetër, për një periudhë kohore prej 90 ditësh brenda një afati kohor prej 180 ditësh. Dokumenti pritet të nënshkruhet zyrtarisht në Tiranë, nga krerët e qeverive të dy vendeve, gjatë vizitës së kryeministrit Maqedonas Nikola Gruevski.

Një vizitë e parlajmëruar për në muajin shkurt, por njoftimi i sotëm saktëson se brenda muajit do të caktohet data e saj. Çështja e vizave me Maqedoninë u provokua nga një vendim i autoriteteve të Shkupit për të ndryshuar regjimin me Shqipërinë, duke hequr pajisjen me vizë në kufi, sic kryhet aktualisht, dhe bënte të detyrueshme marrjen e saj në konsullatën maqedonase. //ad//

XS
SM
MD
LG