Lidhje

Ukraina do të anëtarësohet në OBT pas 14 vjet negociatash


Organizata Botërore e Tregëtisë miratoi zyrtarisht anëtarësinë e Ukrainës në këtë grup pas 14 vjet negociatash. Presidenti ukrainas Viktor Jushçenko dhe drejtori i OBT-së Paskal Lami nënshkruan një protokoll mbi anëtarësimin e Ukrainës në këtë grup në një ceremoni në Gjenevë vetëm disa orë pasi këshilli i përgjithshëm i organizatës e miratoi dokumentin.

Parlamenti ukrainas duhet ta ratifikojë marrëveshjen deri në korrik për t’u bërë anëtarja e 152-të e OBT-së. Departamenti amerikan i shtetit mirëpriti nënshkrimin e këtij momenti të rëndësishëm historik në transformimin ekonomik të Ukrainës. Një deklaratë thoshte gjithashtu se Uashingtoni e sheh anëtarësimin në OBT si nxitje për reforma të mëtejshme ekonomike.

Më herët sot, zoti Jushçenko shtyu fjalimin e tij vjetor në parlament pasi ligjvënësit e opozitës bllokuan podin duke vonuar seancën. Ligjvënësit e opozitës protestonin ndaj lëvizjes së administratës të Jushçenkos ku i kërkohej NATO-s të pranonte Ukrainën në Plan-Veprimin për anëtarësimin e organizatës.//lk

XS
SM
MD
LG