Lidhje

OSBE dërgon në Moskë një ekip përgatitor për zgjedhjet


Organizata per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Evrope dërgoi sot nje ekip pergatitor ne Rusi, megjithë mosmarreveshjet lidhur me pergatitjet logjistike per misionin vezhgues qe eshte planifikuar te dergohet per zgjedhjet.

Nje zedhenes i zyres mbikqyrese te OSBE-se tha se ekipi teknik prej 4 anetaresh do të mbërrijë sonte në Moskë. Një ekspert tjetër pritet të mbërrijë atje nesër.

Pjesa tjeter e ekipit vezhgues ende pret te marre vizat, nderkohe qe vazhdojne bisedimet me zyrtaret ruse.

Ne fillim te javes, OSBE-ja tha se misioni i saj duhet te jete ne Rusi brenda dates 15 shkurt qe te mund te operoje ne menyre efektive ne zgjedhjet presidenciale te 2 marsit. Moska ka thene se do te lejonte mberritjen e vezhguesve ne vend me 20 shkurt.

OSBE-ja ka kercenuar se do te terheqe vezhguesit e saj nese nuk permbushen keto kushte. //iç//

XS
SM
MD
LG