Lidhje

Qeveria serbe në krizë për marreveshjen me BE-në dhe Kosovën


Në Serbi, presidenti pro-perëndimor dhe kryeministri nacionalist janë mbërthyer në një mosmarrëveshje lidhur me një marrëveshje të ofruar nga Bashkimi Evropian për bashkëpunimin politik.

Presidenti Boris Tadiç kërkoi mbledhjen e kabinetit sot për të shqyrtuar ofertën evropiane. Por kryeministri Vojisllav Koshtunica, i cili e kundërshton ofertën, po bllokon mbajtjen e takimit. Përkundrazi, zoti Koshtunica kërkon mbatjen e një sesioni urgjent të parlamentit për të diskutuar mbi planet e Bashkimit Evropian për të dërguar një mision policor e administrativ në Kosovë.

Ndërkohë, kryetari i parlamentit Oliver Duliç, aleat i presidentit Tadiç, refuzon të mbledhë ligjvënësit. Zoti Koshtunica dhe pasuesit e tij e kanë cilësuar ofertën e BE-së si një kurth me synimin për të eliminuar kundërshtimin e tyre ndaj planeve të Kosovës për të shpallur pavarësinë.

Kjo krizë nxiti Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oli Ren, që të shtynte nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, që ishte planifikuar për sot. //rd//

XS
SM
MD
LG