Lidhje

Franca shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave shtesë të NATO-s në Afganistan


Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë, Peter MacKay, tha se Franca po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave për të përforcuar njësitë e NATO-s në Afganistanin jugor. Zoti MacKay u tha gazetarëve se Franca ka qënë e hapur ndaj thirrjes së Kanadasë për të ndihmuar dhe se në Paris po zhvillohen diskutimet rreth logjistikave.

Ministri kanadez i bëri këto komente, ndërsa ministrat e mbrojtjes të NATO-s i dhanë fund një takimi dy ditor në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnus. Kanadaja thotë se nuk po merr mbështetje të mjaftueshme në Afganistanin e dhunshëm jugor.

Otava është kërcënuar të tërheqë trupat e saj nga Afganistani vitin e ardhshëm nëse NATO-ja nuk dërgon përforcime. Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, pranoi se disa aleatë të NATO-s po shqyrtojnë të ardhmen e trupave të tyre në Afganistan, por nuk dha hollësi. Ai tha se qëndresa e vendeve evropiane ndaj shtimit të dislokimeve ka bërë që të krijohet konfuzion midis misioneve amerikane në Irak dhe në Afganistan. //rd//

XS
SM
MD
LG