Lidhje

Shpërthim në një qendër tregetare në Beograd


Në një qendër tregëtare në Beograd ndodhi sot një shpërthim, i cili shkaktoi dëme por jo viktima. Qendra tregëtare është pronë e një slloveni.

Zyrtarët serbë ndërkohë i kanë shtuar kritikat këto ditë ndaj planeve të Bashkimit Evropian për të dërguar një mision policor edhe civile në Kosovë. Kritikat janë bërë edhe ndaj Sllovenisë, vend i cili mban presidencën e radhës të BE-së. Ky është incidenti i dytë në dy ditët e fundit.

Dje si rezultat i një proteste nga nacionalistët serbë, u mbyll një galeri artesh me vepra të artistëve shqiptarë të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu sot optimizëm se pavarësia e Kosovës do të njihet nga 100 vende.

Ndërkohë, ministri serb për Kosovës, Sllobadan Samarxhiç, tha se sipas informacioneve që ka ai, pavarësia e Kosovës do të shpallet më 17 shkurt. //rd//

XS
SM
MD
LG