Lidhje

Rusia paralajmëron përsëri kundër pavarësisë së Kosovës


Zëvëndës-kryeministri i Rusisë, Sergei Ivanov, paralajmëroi përsëri se mbështetja perëndimore për deklaratën e pritëshme të pavarësisë së Kosovës mund të destabilizonte pjesë të tjera të Europës.

Zoti Ivanov i bëri komentet sot në konferencën ndërkombëtare të Mynihut. Ai tha se njohja e pritëshme e pavarësisë së Kosovës nga Europa do ta bënte diçka të logjikëshme edhe njohjen e Republikës së vetshpallur turke në Qipron veriore. Juridiksioni turk në Qipro aktualisht njihet vetëm nga Ankaraja.

Megjithatë, zoti Ivanov mohoi se Rusia mund të shfrytëzojë pavarësinë e Kosovës si precedent për njohjen e dy rajoneve kufitare të Gjeorgjisë, Abkhazinë dhe Osetinë jugore, të cilat kanë popullsi ruse dhe kërkojnë pavarësinë. (ze)

XS
SM
MD
LG