Lidhje

Ekspertët thonë se ekonomia amerikane nuk është në recesion


Presidenti Bush tha se ekspertët besojnë se ekonomia amerikane nuk është në recesion, por shtoi se është në një gjendje të paqëndrueshme që kërkon nënshkrimin në ligj të paketës stimuluese të mërkurën.

Presidenti tha se 150 miliardë dollarët do të jenë në duart e taksapaguesve në muajin maj.

Zoti Bush i bëri komentet gjatë një interviste të regjistruar dje dhe të transmetuar sot në programin televiziv Fox News Sunday.

Presidenti foli rreth një numër çështjesh, duke përfshirë një teknikë të diskutueshme për marrjen në pyetje të personave që dyshohen si terroristë, në të cilën hetuesit bëjnë sikur e mbysin në ujë personin. Zoti Bush tha se metoda të tilla janë kryer sipas ligjit.

Presidenti tha se beson që Irani është një kërcënim bërthamor dhe se do të vazhdojë t’i bëjë trysni Teheranit të ndalë programin e pasurimit të uraniumit.

Zoti Bush tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë praninë e tyre në Irak me ftesë të qeverisë irakiane por nuk do të kenë atje baza të përherëshme. (ze)

XS
SM
MD
LG