Lidhje

Vidhen 4 piktura të shekullit të 19-të me vlerë prej mbi 160 milionë dollarësh


Policia zvicerane tha se tre burra të maskuar dhe të armatosur hynë dje me forcë në muzeun e arteve në Zyrih dhe morën katër piktura të mjeshtërve të shekullit të 19-të me vlerë prej më shumë se 160 milionë dollarësh.

Autoritetet thonë se punimet e vjedhura i përkisnin Fondacionit të mirënjohur Emil Buerle dhe përfshinin piktura të Klaude Monesë, Vinsent Van Gogut, Pol Cezanit dhe Edgar Degas. Fondacioni ka një koleksion privat me shumë punime të rrymës impresioniste.

Autoritetet kanë ofruar 90 mijë dollarë shpërblim për informacione që mund të çojnë në gjetjen e punimeve të artit.

Vjedhja ndodhi vetëm dy ditë pasi u vodhën dy piktura të Pikasos me vlerë prej 5 milionë dollarësh nga një galeri tjetër arti në Zyrih. Ata piktura ishin marrë borxh nga Muzeu Shprengel në Gjermani.

XS
SM
MD
LG