Lidhje

11 të vrarë në Bagdad nga shpërthimi i dy makinave bombë


Të paktën 11 veta humbën jetën dhe 45 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i dy makinave bombë në Bagdad, ndërkohë që sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts përfundonte vizitën e tij dy-ditore në Irak.

Policia tha se bombat shpërthyen thuajse në të njëjtën kohë në një shesh në lagjen jugore të Jadrias.

Agjencia e lajmeve Associated Press citoi krye-zëdhënësin ushtarak irakian për Bagdadin të ketë thënë se me sa duket sulmet kishin në shenjestër ndërtesën ku po takoheshin krerët suni që kanë bashkuar forcat kundër al-Kaidës në Irak.

Sulmet ndodhën ndërkohë që sekretari Gejts i jepte fund vizitës së tij në Irak, gjatë së cilës ai paralajmëroi se situata mbetet e brishtë.

Zoti Gejts mbështeti gjithashtu mendimin e komandantit të tij më të lartë, gjeneralit David Petreas, i cili kishte thënë se mund të duhet të pezullohet reduktimi i trupave amerikane sapo të përfundojë tërheqja fillestare në korrik. (ze)

XS
SM
MD
LG