Lidhje

Kryetari i Bashkisë së Romës jep dorëheqjen


Udhëheqësi i Partisë Demokratike të qendrës së lajtë në Itali dha dorëheqjen sot si kryetari i bashkisë së Romës ndërsa ai përgatitet për fushatën në zgjedhjet e përgjithshme të prillit.

Walter Veltroni do të kandidojë për postin e kryeministrit kundër ish kryeministrit Silvio Berluskoni, i cili filloi zyrtarisht fushatën elektorale javën e kaluar.

Votuesit në Irali do të shkojnë në qendrat e votitmit më 13 dhe 14 prill. Anketat tregojnë se koalicioni i qendrës së djathtë të zotit Berlusconi do të fitonte në zgjedhje në se ato do të mbaheshin tani.

Anëtarët e kabinetit vendosën datën për votimin në fillim të muajit kur presidenti Giorgio Napolitano shpërndau parlamentit pasi qeveria e ish kryeministrit Romano Prodi u rrëzua pas një vote mosbesimi. (ze)

XS
SM
MD
LG