Lidhje

OSBE mban një forum tri-ditor për trafikun njerëzor


Një eksperte e njohur evropiane për trafikun njerëzor, tha sot se gratë duhet të udhëheqin luftën kundër trafikut, një krim, që sipas fjalëve të saj, “na turpëron të gjithëve”.

Përfaqësuesja e Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Evropian për trafikun njerëzor, Eva Biaudet, i bëri këto komente sot në Vienë, në Këshillin e Parë Global të Udhëheqseve Gra për luftën kundër trafikut. Kjo ngjarje u organizua në kuadrin e një forumi tre-ditësh për çështjen e trafikut.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 2,5 milionë njerëz janë përfshirë në punë të detyruar, si rezultat i asaj që shumë e kanë cilësuar si skllavëri e ditëve moderne. Në hapjen e forumit këtë javë, këngëtari Riki Martin, aktorja Ema Tompson dhe Zonja e Parë egjiptiane, Suzane Mubarak, u thanë të pranishmëve se ndalimi i trafikut njerëzor është në dorë të publikut në përgjithësi.//lk

XS
SM
MD
LG