Lidhje

Këshilli i Sigurimit mban sot seancë urgjente për Kosovën me kërkesën e Serbisë


Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic do të përfaqësojë vendin e tij në një përpjekje të minutës së fundit për të penguar pavarësinë e Kosovës, që pritet të shpallet brenda disa ditësh.

Shtetet e Bashkuara dhe shumë nga vendet e Bashkimit Evropian pritet ta njohin pavarësinë.

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs i kërkoi dje Beogradit që ta pranonte realitetin e krijuar dhe të shihte përpara. Ajo tha se Serbinë e priste integrimi më i plotë në Evropë.

Rusia, aleate e Serbisë, ka bllokuar të gjitha përpjekjet për miratimin e një rezolute mbi pavarësinë e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha dje se nuk është “optimist”, për rezultatin e seancës së sotme të Këshillit. //kk//

XS
SM
MD
LG