Lidhje

Medvedev parashtron përparësitë e fushatës presidenciale


Zëvendës kryeministri rus dhe kandidati presidencial Dmitri Medvedev tha se liria, lufta ndaj korrupsionit dhe reformat në drejtësi do të jenë platforma qëndrore e administratës së tij.

Zoti Medvedev i cili pritet të fitojë zgjedhjet e 2 marsit, tha sot se ofrimi i një lirie më të madhe për rusët do të jetë përparësia e tij kryesore. Ai tha se kërkon të përmirësojë standartet e jetesës dhe t’u japë të gjithë rusëve mundësi të barabarta. Ai foli në qytetin siberian të Krasnoyarskit, ku mbajti një fjalim në një forum për ekonominë.

Zoti Medvedev tha gjithashtu se vendit i duhet një gjyqësor i pavarur dhe e cilësoi korrupsionin si sëmundjen më serioze të Rusisë. Më pas ai u tha gazetarëve se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë vlera të përbashkëta dhe nuk kanë rrugë tjetër përveç bashkëpunimit me njëra tjetrën. Në bazë të kushtetutës ruse, zoti Vladimir Putin nuk mund të kërkojë një mandat të tretë, si rezultat ai zgjodhi zotin Medvedev si pasuesin e tij. //rd//

XS
SM
MD
LG