Lidhje

Çekia zgjedh Vaslav Klaus për një mandat tjetër presidencial


Parlamenti çek rizgjodhi Vaclav Klaus për një mandat të dytë si president. Zoti Klaus mori 141 vota në një sesion të përbashkët të të dyja dhomave të parlamentit, duke mundur kundërshtarin çeko-amerikan Jan Svenjar, i cili mori 11 vota në raundin e tretë të votimit sot në parlament.

Jana Bobosikova, një tjetër kandidate në këto zgjedhje, u tërhoq para fillimit të votimit të sotëm. Zoti Klaus është konservator i cili fitoi presidencën fillimisht në vitin 2003. Javën e kaluar, parlamenti nuk arriti të zgjedh një president në tre raudet e votimit.

Posti presidencial në Çeki është kryesisht ceremonial, por presidenti emëron kryeministrin, gjykatësit kryesorë dhe drejtuesit e bankës qendrore. //rd//

XS
SM
MD
LG