Lidhje

Fillojnë përgatitjet për ceremoninë e çmimeve Oscar


Tani që greva e skenaristëve mori fund, organizatorët po i vazhdojnë me të gjithë ekipin përbërës përgatitjet për ngjarjen më të rëndësishme vjetore të kinematografisë, ndarja e çmimeve OSCAR. Ceremonia madhështore, me pjesëmarrjen e yjeve të Hollivudit, do të zhvillohet më 24 shkurt, në Los Anxhelos.

Në një konferencë shtypi dje në selinë e Akademisë, zyrtarët e Oskarit bënë të njohur emrat e disa prej prezantuesve të mbrëmjes së ndarjes së çmimeve. Mes tyre janë Forest Whitaker, Helen Mirren, Jennifer Hudson, George Clooney, Nicole Kidman, Denzel Washington, Martin Scorcese, Cate Blanchett, Cameron Diaz, Tom Hanks... Madje është bërë edhe përzgjedhja e muzikës që do të intrepretohet gjatë shfaqjes, që do të jenë 5 këngët e propozuara për çmime.

Këtë vit, është ceremonia e 80-të e ndarjes së çmimeve Oscar dhe organizatorët po përpiqen që ajo të dalë, përveçse madhështore, edhe sa më e veçantë, ku do të shfaqen mes të tjerash edhe fragmente nga filmat më të famshëm në historinë e Çmimeve Oscar. Është një ceremoni, e cila transmetohet direkt në televizion dhe me satelit dhe ajo ndiqet në të gjithë globin.//lk

XS
SM
MD
LG