Lidhje

Kosova shpallet shtet i pavarur, sovran dhe demokratik


Parlamenti i Kosovës e shpall vendin shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Deklarata e pavarësisë u miratua sot në Prishtinë në një sesion të jashtëzakonshëm të Parlamentit. Kryeministri, Hashim Thaçi deklaroi se që sot e tutje “Kosova është e pavarur, e lirë dhe krenare”.

Dhjetra mijëra shqiptarë kishin mbushur rrugët e Prishtinës dhe sheshin para parlamentit, duke mbajtur flamuj nëpër duar, ndërkohë që Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi lexoi Deklaratën e Pavarësisë. Menjëherë pas miratimit të saj pati të shtëna festive artileria dhe fishekzjarre.

Presidenti Bush tha sot se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët e tyre për të siguruar që të mos ketë dhunë në Kosovë.

“Është inkurajues fakti që qeveria e Kosovës ka shprehur gadishmërinë për të mbrojtur të drejtat e serbëve. Ne besojmë gjithashtu se është në interes të Serbisë të integrohet në Evropë dhe populli serb duhet ta dijë se Amerika është mikja e tij”, tha Presidenti Bush.

Në Beograd, Kryeministri Vojislav Koshtunica tha në një fjalim drejtuar vendit se Kosova është një “shtet fallso”. Ai tha se pavarësia e Kosovës shkel ligjin ndërkombëtar. //iç//

XS
SM
MD
LG