Lidhje

Serbët protestojnë kundër pavarësisë së Kosovës


Mijëra serbë të zemëruar demonstruan në qytetin e ndarë të Mitrovicës, duke protestuar ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga ligjvënësit, që përfaqësojnë shumicën shqiptare të Kosovës. Pastaj, turma marshoi drejt urës mbi lumin Ibër, e cila e ndan qytetin në dy pjesë, atë të banuar nga shqiptarët dhe pjesën veriore, të banuar nga serbët.

Të paktën 2 mijë demonstrues ishin mbledhur në Mitrovicë, ndërsa Mirko Jaksiç, aleat i Kryeministrit Vojisllav Koshtunica u tha atyre se nuk do të ketë kurrë Kosovë të pavarur. Turma e demonstruesve përparoi drejt urës mbi lumin Ibër, që ndan dy pjesët e qytetit, por nuk u përpoqën ta kalojnë urën, të ruajtur nga një radhë policësh. Edhe para Manastirit të Graçanicës, pranë Prishtinës, ishin mbledhur të paktën 800 serbë, për të protestuar kundër pavarësisë.

Ndërsa në Beograd, ishin mbledhur rerth 5 mijë njerëz, duke mbajtur në duar flamuj dhe duke thirrur parrulla kundër shqiptarëve dhe kundër amerikanëve. Por protestat ishin të qeta, krahasuar me ato të mbrëmshmet, kur protestuesit qëlluan me gurë në drejtim të ambasadave amerikane dhe sllovene.//lk

XS
SM
MD
LG