Lidhje

Shqiptarët - Festë në sheshin Times Square të Nju Jorkut


Pak orë pas deklaratës së pavarësisë nga parlamenti i Kosovës dje, shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova festuan në sheshin Times Square të Nju Jorkut.

Disa mbanin flamuj shqiptarë nëpër duar, ndërsa të tjerë bluza me fjalë falenderimi për Shtetet e Bashkuara.

“E kemi pritur këtë ditë prej 400 vjetësh,” thotë një grua. Ndërsa një vajzë e re shprehet: “Dua t’i falënderoj Shtetet e Bashkuara në emër të gjithë shqiptarëve.”

Dje më herët, ligjvënësit e Kosovës shpallën pavarësinë dhe e quajtën vendin e tyre Republika e Kosovës, duke premtuar ta bënin atë një vend demokratik dhe multietnik.

Mijëra njerëz festuan dje rrugëve të Kosovës. Ndërsa, udhëheqësit e Kosovës kërkuan njohje të shpejtë nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë kryesore evropiane. //bsa//

XS
SM
MD
LG